arrestohet 31 vjecari ne oher eshte kapur me lende narkotike 6a044d61990ca

Arrestohet 31 vjeçari në Ohër, është kapur me lëndë narkotike

May 13, 2026
1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se dje (12.05.2026) rreth orës 20:00, pas informacioneve të marra paraprakisht dhe pas konsultimit me Prokurorinë Themelore Publike Ohër, dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Ohër, oficerë policie nga Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve pranë SPB Ohër kryen një kontroll në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse në Ohër ku banon I.J. (31) nga Kërçova.

“Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, pas së cilës personi është thirrur në stacionin policor dhe është kryer një bisedë zyrtare me të”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, thonë nga MPB.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

VLEN NEW BANNER
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Shqiptarët mbeten me SHBA-në dhe BE-në, jo me gjuhën fyese të BDI-së

IMG 704b00a1c7e8a71ae51fa9e0e195a866 V
Lajmi i radhës

Emocione, krenari dhe duartrokitje pa fund për Ansamblin “Ibe Palikuqi” në “SBONI 2026”

Të fundit nga

ShkoLartë