MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:50 policia ka arrestuar 27-vjeçaren S.P. nga fshati Mralinë i komunës së Ilindenit.
Ajo dyshohet se po të njëjtën ditë rreth orës 15:00 ka marrë para nga shtëpia e I.P. me adresë në rrugën “Pero Nakov”.
Policia ka gjetur paratë tek 27-vjeçarja.
“Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas kontrolleve është konstatuar se më herët rreth orës 12.00, babai i saj S.P. (53) ka raportuar në komisariat se vajza e tij është larguar nga shtëpia. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.