Gjatë ditës së sotme në Tiranë, janë vendosur në pranga 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas, në rrugën “Mati Logoreci”, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, D. B., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi;
– A. S., 66 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, në gjendje të dehur;
– R. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin P. K., 37 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin G. N., 35 vjeç.