Arrestohen nëntë persona në Selanik, transportuan nga Amerika Latine 100 kg kokainë

1 minut lexim

Rreth 100 kilogramë kokainë janë kapur në kontejnerin e portit të Selanikut, ndërsa në pranga kanë përfunduar 9 persona.

Mediat e huaja raportojnë se droga vine nga Amerika Latine dhe arriti të sekuestrohej në kuadër të një operacioni që u zhvillua në Divatë dhe se sasia e kokainës mbahej nga 9 persona në dy makina të marra me qira të cilat u bllokuan nga policia.

Operacioni u krye pas informacioneve se në portin e Selanikut ishte dorëzuar një kontenier me një sasi të madhe droge, e cila do të transportohej me një “çantë” drejt qytetit. Pas arrestimit të nëntë të dyshuarve mes tyre edhe një drejtues i organizatës, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 100 mijë euro.

Kontejneri me kokainën kishte një vend transportues nga Amerika Latine, duke konfirmuar edhe një herë se kartelet i kanë “vënë syrit” porteve të Athinës dhe Selanikut për t’i përdorur si bazë pritjeje për drogën që duan të trafikojnë drejt vendeve evropiane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rekord i bankave komerciale, në mars fituan mbi gjysmë milioni euro në ditë

Story i radhës

Eshref Beqiri delegat i EHF-it

Të fundit nga