Arrestohen dy të rinj nga Studeniçani

February 18, 2022
1 minut lexim

Policia e Maqedonisë së Veriut nën dyshimet për kontrabandë të migranëve, ka arrestuar dy të rinj nga Studeniçani i Shkupit, të cilët dyshohet se kishin kryer krim përmes një veture “Mercedes” me targa bullgare.

“Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj 23 vjeçarit A.R. dhe 28 vjeçarit A.B. nga fshati Studeniçan – Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale kontrabandë me migrantë, vepër e dënuar në bazë të nenit 418-b, paragrafi 2 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ata në autostradën GJevgjeli – Demir Kapi nuk janë ndalur në urdhrin policor.

Ndërsa pas pak e kanë braktisur veturën ku janë gjetur nëntë migrantë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti Meta: Angazhimi im në të ardhmen do të jetë për rikthimin e sovranitetit

Story i radhës

Kosova, pjesë e turneut ndërkombëtar në Bullgari

Të fundit nga

ShkoLartë