Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në atentatin e djeshëm ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës. Burime nga MPB bëjnë të ditur se policia është ende në terren dhe po punohet për identifikimin dhe ndalimin e sulmuesit që dje ka hapur zjarr me automatik në drejtim të Ridvan Ibrahimit, raporton Sitel.
Zyrtarisht nuk dihen motivet e sulmit ndaj kryetarit të Haraçinës, i cili është nga radhët e BDI-së, por supozohet se bëhet fjalë për përballje brendapartiake.
Burimi: alsat.mk