Arrestohen 4 persona në Vlorë, një tjetër shpallet në kërkim

August 15, 2023
1 minut lexim

Katër persona janë arrestuar në Vlorë dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Shkak është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe kundërshtimi me dhunë i punonjësve të Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për kundërshtim me dhunë, të punonjësve të Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-50 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-31 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-21 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, i papajisur me leje drejtimi.

Po këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është larguar nga vendi i aksidentit, në aksin rrugor “Vlorë-Kuç”, ku ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit, për sqarimin e rrethanave të një konflikti ndërmjet këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zaniolo do të huazohet në klubin e Premierligës

Story i radhës

Helenius flet për humbjen ndaj Joshuas: Nuk e mbaj mend nokautin

Të fundit nga

Horoskopi i datës 29 maj 2025

Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë