zaniolo do te huazohet ne klubin e premierliges 64db278859241

Zaniolo do të huazohet në klubin e Premierligës

August 15, 2023
1 minut lexim

Aston Villa ka arritur marrëveshje me Galatasarayn për transferimin e Nicolo Zaniolos.

Klubi anglez do ta marrë futbollistin ofanziv italian në formë huazimi për një vit, me opsion blerjen e tij përfundimtare për 30 milionë euro plus bonuset, në rast se klubi nga Birminghami do ta aktivizojë klauzolën.

Futbollisti i Galatasarayt ka arritur marrëveshje me klubin e Premierligës para disa ditësh.

Testet mjekësore të futbollistit janë paraparë të kryhen të mërkurën në Britaninë e Madhe, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Zaniolo me këtë rast do t’i japë fund eksperiencës turke pas vetëm gjashtë muajsh, pasi në Stamboll ishte transferuar në janar nga Roma.

Për përfaqësuesin italian flitej se do të rikthehej në Serie A, me klubin e tij të zemrës, Juventus, që mund ta transferonte.

Por, Aston Villa u tregua më e shpejtë dhe më konkrete, për ta bërë të vetin lojtarin kualitativ. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nje tjeter veshje e beyonce s ne koncert arrin te marre vemendjen e te gjitheve 64db260448343
Story i mëparshëm

Një tjetër veshje e Beyonce-s në koncert arrin të marrë vëmendjen e të gjithëve

arrestohen 4 persona ne vlore nje tjeter shpallet ne kerkim 64db278ce8c29
Story i radhës

Arrestohen 4 persona në Vlorë, një tjetër shpallet në kërkim

Të fundit nga

Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati

1 Tiranë, 14 shkurt – Sot në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit u nda nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare. I lindur më 2 shtator 1945,
ShkoLartë