​Arrestimi i rusëve, policia: Përfundon hetimi, po ekzaminohen mjetet e sekuestruara

1 minut lexim

Policia e Elbasanit ka dalë sonte me deklaratë zyrtare mbi hetimet e zhvilluara në lidhje me rusët e ndaluar në uzinën ushtarake në Gramsh.

M. Z., 24-vjeç, S. T., 33-vjeçe, të dy shtetas rus dhe F. A., 25-vjeç, shtetas ukrainas, janë arrestuar dje për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, në çantat e tyre janë gjetur laptopë, dronë, celularë dhe mjete të tjera, të cilat do të ekzaminohen.

Policia ka bërë të ditur se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si ndalohet vjedhja e rrymës?

Story i radhës

​Ryan Reynolds i drejtohet David Beckham për këshilla futbolli

Të fundit nga