Arrestimi i Bllakos, ironia e Murrizit: Rama të fusë në burg dhe Naçon, grabitjen e 25 viteve ta mbyllin me 3-ish-deputetër e LSI-së

April 1, 2022
min lexim

Kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, teksa ka komentuar arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllakos, i cili akuzohet si i përfshirë në aferën e incineratorëve.

Në një intervistë për Ora News, Murrizi thotë se askush nuk ka të drejtë të fajësoj dikë deri në momentin që drejtësia nuk marrë vendimin e formës së prerë, në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi Bllakon.

Myslim Murrizi: Për aq kohë sa drejtësia nuk ka fol në formën e prerë të saj, askush nuk ka të drejtë të marrë përsipër të japë fajësi dhe të vë gishtin duke thënë se ky është fajtori kryesor.  Njeriu në një shtet demokratik prezumohet i  pafajshëm deri në minutën që vendimi merr formë të prerë. Arrestime të tilla, të bujshme ky vend ka parë.

Ai thotë se SPAK duhet të fillonte arrestimet duke nisur fillimisht nga ministrat, ndërsa uron që arrestimet që janë bërë deri më tani në lidhje me incineratorët, të jenë të bazuara mbi faktet.

Myslim Murrizi: Uroj dhe shpresoj që të jenë arrestime nisur mbi bazën e fakteve dhe jo për të kryer shoë dhe për të realizuar një proces formal që drejtësia  po funksion dhe për t’i thënë botës apo Europës se kemi një drejtësi të pavarur. Do doja të që SPAK –u, nëse nuk ka karamele në fyt por unë dyshoj, duhet të fillonte pak më lartë. Të marrësh dy ish-funksionarë të lartë të LSI-së, njëri ka dorëzuar mandatin vetë, tjetri ka qenë nivel teknicientësh, dhe mos shtrihesh tek ministrat e financave, apo  tre kryetarët e bashkive përkatëse, më duket jo tamam ashtu siç shqiptarët presin një drejtësi të re që të vendosë gishtin në plagë. Bllako dhe Koka s’janë kokat e këtyre aferave.

Murrizi shprehet se Rama u ka bërë ‘puç’ deputetëve të cilët  kanë qenë në radhët e LSI-së, ndërsa shton se tashmë ka ngelur pa u futur në burg dhe Nasip Naço. Sipas tij Rama ‘armikun’ e mbajti afër, ndërsa shton se SPAK nuk duhet të luajë me dy standarde për sa i përket urdhër-arresteve për figurat politike të përfshirë në korrupsion.

Myslim Murrizi: Unë i bëj thirrje Ramës ose SPAK të fusin në burg dhe Nasip Naçon dhe të bëjë paketë. Këta paskan stil të mirë. Është ai varianti “Mikun mbaje afër, e armikun akoma më afër”. Tani ka ngel dhe Nasip dhe ta kryejnë të gjithë ciklin e 25 viteve të grabitjes së mbi 20 miliardë eurove dhe të mbyllin paketën me 3-ish deputetë të LSI-së. SPAK mos të bëjë dy standarde, për urdhër arreste.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Selektori i Zvicrës: Janë sfida të mëdha

Story i radhës

Afrim Gashi uron fillimin e Ramazanit

Të fundit nga

ShkoLartë