“Armiqësitë” në “Dancing” dhe zërat për emrin e fituesit, rrëfehet Ardit Çuni: Si ndryshoi jeta pas daljes nga BBV

November 26, 2022
min lexim

Të shumta kanë qenë sfidat që Ardit Çuni ka marrë përsipër përgjatë këtij viti. Dhe duket se “feedback”- un e dëshiruar tashmë ia ka dhënë.

Si një nga konkurrentët më të fortë në “Dancing With the Stars”, Arditi tashmë duket se i ka të qarta synimet.

Në intervistën e dhënë për gazetën “Panorama”, këngëtari i rikthehet edhe njëherë eksperiencës së “Big Brother”, “armiqësive”, flirteve apo edhe miqësive n ë “Dancing”, duke na zbuluar më shumë rreth asaj çfarë ndodh në “backstage”.

Me gjasa do ta shohim të vetëm deri në ditën e dasmës, sepse për të jeta private, do të mbetet e tillë deri kur të vendosë të martohet.

Mund ta quajmë pa frikë vitin tuaj, “Big Brother”, “Dancing With The Stars”, “Kënga Magjike”, ku e keni gjetur veten më komod?

Faleminderit për fjalët. Me thënë të drejtën jam komod kudo shkoj dhe me këdo produksion punoj pasi përpiqem shumë të jap më të mirën time në çdo moment. Por së fundmi, “Dancing” po e shijoj shumë.

Flasim pak për Arditin në sfidën e kërcimit, një surprizë talenti juaj në kërcim, çfarë pritshmërish keni?

Kemi dhe ca gjëra të tjera që do i shihni në vitin që vjen. Televizion patjetër….

Besoj se e shihni veten në finale, por si fitues?

Unë jam nisur me qëllimin për të dhëne më të mirën dhe për të qenë një konkurrent i fortë për finalen e madhe. Fitues apo jo unë e kam marrë atë që doja.

Si është klima mes konkurrentëve, pasi shpesh duket sikur ka tensione, apo edhe miqësi të krisura?

Ka tensione, ka dashuri shumë, ka respekt, ka inate profesionale dhe personale. Në një “show” të tillë ka gjithçka, kështu që zgjidh çfarë do dhe rri me kë do.

Po flirte ka mes radhëve të konkurrentëve, apo edhe balerinëve?

Mesa di unë gjithçka mbetet në kornizat e profesionales, por di që janë krijuar miqësi shumë të bukura dhe të sinqerta mes VIP-ave dhe balerinëve profesionistë.

Ndodh shpesh që në kompeticionet në vendin tonë fituesi të paracaktohet, keni diçka për të thënë për “zërat” që këtë “Dancing” e fiton Elhaida?

Po me thënë të drejtën edhe ka ndodhur dhe sigurisht që publiku e ka marrë atë frikën që “hajde se nuk do e marri ai/ajo që e meriton”. Sa për zërat, besoj Elhaidës ia kanë premtuar po aq sa ma kanë premtuar mua e çdo konkurrenti tjetër apo jo? Të njëjtat zëra janë apo të tjerë këto për mua?

Si e vlerësoni jurinë e “Dancing”, mendoni se ka momente që e shfaq më shumë sesa duhet preferencën për njërin apo tjetrin konkurrent?

Juria përtej të gjithave është shumë profesionale dhe më bëhet qejfi që janë nga fusha të ndryshme që në fund të japin një vlerësim të plotësuar mbi një VIP që kërcen në ekran, duke përfshirë interpretimin, komportimin me kamerat, hapat etj. Sa i përket preferencave, nuk besoj të ketë ndodhur, por edhe nëse kanë qenë aq profesionale sa mos t’i shprehin në vlerësim.

U duk se “Big Brother” shënjoi një pikë kthese në karrierën tuaj, po të qëndronit më gjatë, çfarë do të prisnim prej jush?

Një shpirt luftarak, i cili do ja bënte të vështirë finalistëve që dolën.

Po bëhemi gati për “Big Brother Vip 2”, ke një këshillë për konkurrentët që pritet të bëhen pjesë e lojës?

Këshilla e vetme është të jenë real, pa komplekse dhe frikë për të thënë të vërtetën kur duhet thënë dhe ta shijojnë, sepse është eksperiencë që vjen njëherë në jetë.

Me kë ruani kontakte nga “Big”-u dhe me kë i keni të ngrira?

Kam kontakte me pothuajse të gjithë…. Më shumë me Ilirin, Palomën, Arjolën.

Të ngrira?

Boll ftohtë bën jashtë kështu që s’po e ftoh më shumë.

Arditi dhe muzika, në çfarë pike jeni me këtë angazhim tuajin?

Për momentin kam qenë aktiv, sapo kam dalë në finalen e madhe te “Kënga Magjike” dhe kënga është pritur shumë mirë dhe pas “Dancing” do kem mundësi të fokusohem më shumë për të bërë atë që di të bëj më mirë.

A jeni zhgënjyer nga festivalet në vendin tonë?

Shpeshherë zhgënjyer, shpeshherë lumturuar, këto dinamikat, uljet ngritjet, dështimet dhe sukseset e bëjnë më të bukur rrugëtimin artistik.

Hermetik për sa i përket jetës private, përse kjo zgjedhje?

Sepse jeta private është hermetike dhe e tillë do mbetet deri ditën e dasmës.

Po ua bëj pyetjen më të drejtpërdrejtë, a ka dikë në krah Arditi?

Për momentin në krah kam “Dancing With The Stars”, ose më saktë në këmbë.

Një mashkull si Arditi a duhet të ketë në krah një femër të famshme?

Të famshme jo, të fortë dhe të pavarur po.

Duket sikur i kemi parë të gjitha dimensionet tuaja si artist, çfarë duhet të presim tjetër prej jush?

Ku i dihet, jeta më surprizon dhe mua shpeshherë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trajtim çnjerëzor i emigrantëve në Serbi – fyerje dhe goditje gjatë aksionit të xhandarmërisë

Story i radhës

Rikthehet makthi i Covid, pas Kinës, Italia regjistron rritje të të infektuarve

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë