“Armiqësitë janë shumë të thella”, Putin heq Biden nga lista e urimeve për Vitin e Ri

December 26, 2022
1 minut lexim

Presidenti rus Vladimir Putin ka hequr homologun e tij amerikan Joe Biden nga lista e urimeve të tij për Vitin e Ri.

“Aktualisht jemi aq të thellë në armiqësi të ndërsjellë sa që sigurisht nuk do të ketë urime”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, Peskov nuk tha nëse krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive që Rusia i ka cilësuar si “armiqësorë” për shkak të sanksioneve, duhet të presin më kot për urimet e Vitit të Ri nga Moska.

Sipas Kremlinit, presidenti rus pritet të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping para ndryshimit të kohës.

“Në fakt, ky takim është duke u përgatitur”, konfirmoi Peskov.

Xi Jinping dhe Putin u takuan për herë të fundit në shtator në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Samarkand, Uzbekistan.

Xi Jinping priti gjithashtu paraardhësin e Putinit, Dmitry Medvedev, në Pekin javën e kaluar. Kina është shprehur zyrtarisht në favor të një zgjidhjeje diplomatike të luftës së Ukrainës, por nuk e ka dënuar pushtimin dhe nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit mohoi se një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron ishte planifikuar në ditët në vijim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hasani befason me deklaratën: Ideja e ndarjes së Kosovës ishte e Edi Ramës, jo e Thaçit

Story i radhës

Arsenali vazhdon në krye të tabelës, Xhaka asistues në fitoren ndaj West Hamit

Të fundit nga

Sermaxhaj te Kika

Kika e Hogoshtit ka emëruar kryetrajner të ri Genc Sermaxhajn. Synimi i Kikës është të sigurojnë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.  Sermaxhaj ka luajtur në shumë ekipe të

Mexhiti: BDI është e kapur dhe e mbaruar

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, deklaroi se kjo parti është duke manifestuar një retorikë arrogante dhe

Lushaku-Sadriu fton diasporën të votojë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj diasporës që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Lushaku-Sadriu ka
ShkoLartë