Armiqësi e paparë antiqeveritare në Kosovë!

1 minut lexim

Nëse urrejtja kaq e madhe e PDK-së, AAK-së, LDK-së, NISMA’s LS-së, analistëve televiziv kryesisht, mediumeve televizive, disa portaleve dhe qindra pseudointelektualëve – analfabet me diploma e tituj të blerë në këtë njëzetëvjeçar të këtij shekulli, ndaj Albin Kurtit dhe në veçanti ndaj Vjosa Osmanit është arsyeja që këta po e hulumtojnë krimin dhe korrupsionin dhe se nuk po pajtohen me Statusin e komunave serbe të nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Atëherë ose duhet të ngritet populli në mbrojtje të sakrificave qindravjeçare ose të pajtohet me Autonominë brenda Serbisë, siç po e kërkojnë këta që u përmendën më lartë. Zgjidhje tjetër nuk ka, sepse pengesat në zhvillim, jo vetëm Ekonomik, por edhe në Drejtësi, Arsim, Shëndetësi, Siguri, Punësim, Shërim dhe jetë të lirë e të qetë, janë aq të mëdha, e po thellohen çdo ditë e më shumë, sa nuk ka mbetë tjetër, veç braktisjes së këtij vendi!

Prishtinë, 27 Korrik 2022

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Google lançon pamjet 3D të vendeve të famshme

Story i radhës

Bastexhinjtë publikojnë listën e skuadrave favorite për titull

Të fundit nga