Arjola Demiri zbulon për herë të parë çfarë ndodhi me shtëpinë që ju dhurua në Big Brother Vip

min lexim

Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Arjola Demiri, i ka shmangur intervistat dhe daljet televizive, përvec “Portokallisë” sigurisht, teksa pak ose aspak dihet për jetë e saj post-reality show. Sot e ftuar në emisionin “Pardon my French” aktorja e njohur ka rrëfyer për herë të parë ndjesitë pas mbarimit të programit, si e ka përjetuar periudhën kaotike pas tij dhe mbi të gjitha, nëse e mori shtëpinë e famshme që ju dhurua ndërkohë që ishte si konkurente në BB.

Fillimisht ajo ka dhënë arsyen pse ka evituar të flasë për atë eksperiencë gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa ka bërë edhe një analizë të vetes:

“Në fakt e kam evituar pjesën që të flas për “Big Brother”, kam evituar edhe shumë intervista sepse ajo ishte një eksperiencë në ato kushte dhe rrethanat ishin ato që ishin brenda dhe kur del jshtë më pas është e kotë të analizosh dhe të thuash që do ta kisha bërë këtë apo atë. Një gjë është e sigurtë, pas analizës që unë kam bërë për të gjithë atë që ndodhi aty sigurisht që kam pasur edhe unë disa gabime të mijat në sjellje dhe jam munduar t’i rikuperoj me ata njerëz, që jo se u kam hyrë në hak.”

E mesa duket ndjesitë pas reality show-t nuk kanë qenë edhe aq të mira ose le të themi ndryshe, Arjola ka pasur vërtetë nevojë për pushim pas muajve të kaluara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri:

“Nëse do flasim që a jam mirë pas ‘BBV’ sigurisht që duke qenë se po e flas për herë të parë hapur, kam pasur një moment që mora pauzë nga çdo gjë sepse kisha nevojë të rikuperoja të gjithë atë energji që shkarkova aty sepse realisht kur kam qenë brenda shtëpisë koka ka qenë jashtë dhe trupi brenda. Nuk doja ta bëja të ditur që nga e gjithë ajo ngarkesa psiko-emocionale e të gjithë historisë u ezaurova aq shumë sa që nuk kisha më fuqi të bëja asgjë.”

Pas eksperiencës në program, artistja duket se ka ndryshuar dhe këtë më së shumti e ka vënë re djali i saj:

“Vetëm djali im më thoshte ‘Mami ti ke ndryshuar’. Në kuptim që isha shumë e acaruar sepse më tha që ke qenë më e qetë edhe fillova të vetëpërmbahem. Historia ime ka shumë ngjyra të ylberit por secila grua e gjen veten tek një pikë. ”

E për të mbërritur tek pjesa që të gjithë jeni (jemi) kuriozë, cfarë ndodhi me shtëpinë e famshme që ju dhurua në Big Brother?

“E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat. “- tregoi Arjola, ndërsa ne nuk na mbetet gjë tjetër vecse t’i themi ta gëzosh!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ulja e prodhimit të naftës, Biden paralajmëron pasoja për Arabinë Saudite

Story i radhës

Qerimi vlerëson se Kombëtarja dështoi në sulm

Të fundit nga