arjola demiri rrefen per here te pare ne detaje dramen e marteses dhe divorcit kam duruar 6 vite 6ae79d533cd32

Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën e martesës dhe divorcit: Kam duruar 6 vite

November 1, 2026
1 minut lexim

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik.

Ishte një histori që e preku në plagët e veta, një dramë njerëzore në të cilën, siç rrëfen vetë, kishte njohur pjesë të jetës së saj.

E ftuar në Grida Duma Podcast, aktorja Arjola Demiri rikthehet te një prej periudhave më të vështira të jetës së saj, martesa dhe divorci, duke bërë një paralelizëm tronditës me përjetimet e Arlinda Zekajt.

Ajo tregon se ka kaluar situata të ngjashme me ato që, sipas saj, kishte përjetuar Arlinda, dhe se gjatë protestave në Kosovë kundër vrasjes së saj e ka ndjerë këtë histori shumë më afër se kushdo tjetër.

“E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës!”, shprehet Demiri, duke kujtuar momentet kur agresiviteti dhe tensionet brenda një marrëdhënieje mund ta vendosin një grua përballë frikës, pasigurisë dhe nevojës për të gjetur një rrugëdalje.

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës! Kur gjakrat ndizen…”, rrëfen ajo, duke risjellë edhe përplasjet e vështira të periudhës së divorcit. Arjola Demiri tregon se është ndjerë e pavlerësuar dhe e pambështetur nga psikologia dhe punonjësja sociale, të cilat, sipas saj, dolën kundër saj në një moment kur ajo kërkonte të mbronte veten dhe fëmijët.

“Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t’i bëhet kjo një nëne?” është një prej pyetjeve të forta që aktorja ngre në këtë bisedë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taravari uron aki ne per fitoren ne bervenice urime arkin jahiu 6ae79d50e5449
Lajmi i mëparshëm

Taravari uron AKI-në për fitoren në Bërvenicë: Urime Arkin Jahiu!

bervenice kshz publikon rezultatet e para radicevski kryeson ndaj jahijit 6ae79de254d8f
Lajmi i radhës

Bërvenicë, KSHZ publikon rezultatet e para: Radiçevski kryeson ndaj Jahijit

Të fundit nga

ShkoLartë