Arjola Demiri i jep fund miqësisë me Atdheun?

min lexim

Aktorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, Arjola Demiri ka thënë disa herë në program se ka një miqësi të madhe prej vitesh me Atdheun, personazhi që u bë i njohur gjatë edicionit të dytë të emisionit të dashurisë “Përputhen”.

Mirëpo, me sa duket, pas përfundimit të “BBV”-së ka përfunduar edhe miqësia e tyre.

Burime kanë zbuluar se ata nuk janë më miq, madje Atdheu e hoqi Arjolën nga “Instagram”-i para se te vendoste ta mbyllte përfundimisht atë.

Mësohet se Arjola ka qenë shkaktarja e prishjes se kësaj miqësie, por ende nuk dihet mirë arsyeja.

Rikujtojmë se Atdheu ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të patur një përballje me Antonelën.

“Kam ardhur se e kam ndjerë si obligim, pasi ajo që ka ndodhur brenda shtëpisë është shumë banale. Jam ndjerë në faj sepse nuk ta kam shpjeguar marrëdhënien me Arjolën, që e kam shumë shoqe. Unë luftoj shumë kundër dhunës ndaj grave, dhunës në familje, por ju po i bëni dhunë psikologjike femra-femrës. Lërini këto konflikte.”, kishte thënë ai.

Antonela ra dakord për mënjanimin e konflikteve me Arjolën. Ajo theksoi gjithashtu se me Atdheun ka një miqësi shumë të madhe dhe pse mund të jetë keqinterpretuar nga publiku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dukagjini – Drita, formacionet

Story i radhës

Shevchenko: Ja si po e mbroj vendin tim

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424