Shevchenko: Ja si po e mbroj vendin tim

Andriy Shevchenko është kthyer të flasë për luftën në Ukrainë në një intervistë të dhënë për Corriere della Sera. Gjendja e tij shpirtërore nuk është aspak e mirë, edhe pse një pjesë e familjes së tij (mamaja dhe motra)  janë në vend dhe po sulmohen nga Rusia.

“Nëse flas rusisht? Sigurisht që flas rusisht, ma kanë mësuar në shkollë. Në Ukrainë mund të flitet rusisht lirshëm. Ne nuk jemi kundër të gjithë popullit rus, jemi kundër atyre që mbështesin luftën. Dimë të dallojmë mes një populli dhe një regjimi. E di se edhe në Rusi ka shumë që janë kundër luftës”, ka thënë Shevchenko.

“Si është familja ime? Mirë, për momentin. Flas disa herë gjatë ditës. Mamaja ime Lubov dhe motra ime Elena janë në shtëpi, 25 minuta larg Kievit. Tani kanë shkuar edhe familjarë të tjerë, mes të cilëve edhe tezja ime Lida, që ka kaluar katër ditë e mbyllur në bodrum. Jeton afër një aeroporti, lagjja e saj është bombarduar.

“Pse nuk largohen? Sepse është atdheu i tyre. Edhe unë do të kisha dashur t’u bashkohesha”.

Sheva ka folur më pas për mënyrat si po mundohet ta ndihmojë vendin e tij: “Nëse kam menduar të shkoj në Ukrainë? Kam menduar shumë herë. Por është e pamundur. Kanë mbyllur gjithçka.

Aeroportet janë bombarduar të parët. Kanë mbyllur gjithçka menjëherë. Kështu që kam vendosur ta mbroj vendin tim si të mundem. Duke treguar se kush jemi, sa po vuajmë. Duke ndihmuar viktimat dhe refugjatët. Përgjigja e Italisë ka qenë e jashtëzakonshme.

“Dikush thotë se Ukrainë duhet të dorëzohet? Ne duam paqen. Por dorëzimi në këtë moment do të thoshte të humbnim lirinë. Ne po luftojmë dhe do të luftojmë për lirinë tonë dhe të drejtat tona. Duam t’i afrohemi Europës. Nuk kemi sulmuar asnjeri, vetëm po mbrohemi”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arjola Demiri i jep fund miqësisë me Atdheun?

Story i radhës

Papa Françesku: Ndaleni masakrën

Të fundit nga