Arjan Çani zbulon çfarë fshihet pas kontrollit në shtëpinë e Ervis Martinajt: Policia u nxit të veprojë nga…

min lexim

Analisti Arjan Çani teksa komenton kontrollin e policisë në shtëpinë e Ervis Martinajt thotë se ka qenë përgjimi i një telefonate që i dha indicie policisë.

“Është përgjuar një telefonatë e një të burgosuri me një tjetër, që ka lidhje me shtëpinë e Ervis Martinaj. Është përmendur Martinaj dhe gjërat që mbante në shtëpi”, është shprehur Çani në “Top Story”.

Pyetjes nëse kemi të bëjmë me një shoë të radhës nga policia, Çani i përgjigjet se nuk mund të jetë vetëm shfaqje.

“Duhet të ketë një element të ri që ka nxitur policinë të veprojë”, thekson ai.

Kontrollet e policise

Në një njoftim zyrtar policia sqaroi se mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e  Ervis Martinajt dhe xhaxhallarève të tij, Faik Martinaj dhe Ragip Martinaj.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arsenali vazhdon në krye të tabelës, Xhaka asistues në fitoren ndaj West Hamit

Story i radhës

Çfarë duhet bërë në raste kur ndotja e ajrit kalon limitet, ja rekomandimet

Të fundit nga