Arifi: Serbia do të jetë humbësi më i madh pas sulmit, por akuzat duhet të bazohen në fakte

December 3, 2024
1 minut lexim

Profesori i shkencave politike, Dritero Arifi, deklaroi se Serbia do të jetë humbësi më i madh edhe pas këtij sulmi në territorin e Kosovës, sepse e gjithë vëmendja e Perëndimit do të jetë fokusuar drejt tyre.

Por sipas tij, dhe pse aludimet janë se pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit mund të qëndroi Serbia , Kosova do duhet të punojë për të gjetur faktet dhe provat.

“Aludimet shkojnë tek Serbia që fshihet pas këtij akti terrorist, sepse Serbia në fund të ditës i përkrah këto grupe por ne duhet të jemi shtet më serioz dhe duhet të bazohemi në fakte. Sulmi terrorist ka ndodhur dhe beteja politike e Kosovës është e fituar në secilin element që e bënë Serbia”.

“Ne duhet të fitojmë në aspektin diplomatik dhe atë ligjor sepse sulmi është bërë në territorin e Kosovës. Në këtë rast Serbia do të dali humbësi më i madh sepse presioni Perëndimor do të jetë drejt Serbisë”, deklaroi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nxënës me uniformë të UÇK-së, reagon Arben Fetai

Story i radhës

Krimi në Ndroq/ Gazetarja: Autori ka qëndruar tre orë në zonë, pista kryesore prishja e pazareve të drogës

Të fundit nga

Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut

Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut ndërkombëtar të beach volley – përballet me nënkampionët e eventit. Dyshja nga Kosova, Erion Bajrami/Ermal Maliqi, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, është afër
sqmken
ShkoLartë