nxenes me uniforme te uck se reagon arben fetai 674e36e825c51

Nxënës me uniformë të UÇK-së, reagon Arben Fetai

December 3, 2024
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri në Maqedoninë e Veriut Arben Fetai ka reaguar pas informacionit se në një nga shkollat e Çellopekut, Dita e Flamurit – 28 Nëntori është shënuar me shfaqje, ku nxënësit janë paraqitur me armë dhe me uniformë të UÇK-së.

“Shfaqjet me fëmijë të uniformuar dhe të armatosur janë të gabuara, pavarësisht përkatësisë apo historiografisë.

Komitët, padyshim, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vetëdijes kombëtare maqedonase.

Ndërkohë, UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar. UÇK-ja përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. Për shqiptarët, UÇK-ja është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar do të jetë i barabartë dhe i respektuar”, shkroi Fetai.

MARKETING

RENT A CAR

zhvillimet e fundit bdi kumanove denojme cdo skenare te erret 674e366f6994e
Story i mëparshëm

Zhvillimet e fundit, BDI-Kumanovë: Dënojmë çdo skenarë të errët

arifi serbia do te jete humbesi me i madh pas sulmit por akuzat duhet te bazohen ne fakte 674e4536b2964
Story i radhës

Arifi: Serbia do të jetë humbësi më i madh pas sulmit, por akuzat duhet të bazohen në fakte

Të fundit nga

ShkoLartë