Arifi: Jemi më larg se tri vite më parë për marrëveshje me Serbinë

min lexim

Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, nuk po sheh që mund të ndodhë një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë në një të ardhme të afërt.

Madje, ai ka vlerësuar se për një gjë të tillë Kosova është shumë larg se para tri viteve.

Arifi ka thënë se ideja e njohjes reciproke është shtyrë për momentin dhe tani po flitet vetëm për normalizim të raporteve.

“Jemi shumë më larg se para tri viteve. Kosova është shumë larg arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ka qenë ideja njohja reciproke, kjo është shty për momentin dhe tash po flasim për normalizim që edhe ky është largu e nga ata po lypet “Zajednica”. Degradim pas degradimi kemi ardhë në një situatë ku nga ne po pritet veprimi”, ka thënë Arifi.

I pyetur për kritikat që Qeveria i ka dhënë BE-së dhe emisarit Lajçak për njëanshmëri në dialog, ka thënë se këto kanë dal pas marrëveshjes së Ohrit, kur e panë dokumentin.

Madje ai ka thënë se në fillim të mandatit “ Kurti hante dreka e darka me Lajçakun” dhe sipas tij, nuk janë marrë parasysh vërejtjet e opozitës se me ndërmjetësuesin sllovak duhet të kihet kujdes.

Story i mëparshëm

Apple refuzon aplikacionet të cilat përmbajnë çmimin në titull

Story i radhës

Ibrahimi: Liderët e VLEN-it kanë nisur negociatat me VMRO-në për ndarjen e “kulaçit”! Reagon Lloga dhe Dauti: Në emër të kujt?

Të fundit nga