Lidhja e Don Xhonit me Ariana Lirey vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në showbizin shqiptar.
Ata kanë qenë të lidhur disa herë, ndonëse shpesh në rrjet janë përfolur edhe për ndarje.
Të njëjtit së fundmi kanë lënë të kuptohet se janë rikthyer sërish bashkë pasi modelja ruse mori pjesë në klipin e reperit nga Drenica, “Ike”.
Megjithatë, Ariana kësaj radhe i i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe një prej tyre ishte pikërisht për romancën me Don Xhonin.
“A je në lidhje me Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua ndonëse zeshkania publikoi edhe disa pyetje të tjera në lidhje me të.
“Pyetja më e shpeshtë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë bashkë dhe tani jemi të lumtur të ndarë, le të themi”, u shpreh ajo.
Modelja e famshme tutje theksoi: “Nuk jemi të martuar, nuk jemi bashkë. Secili ka jetën e vet”.