Ariana Lirey bën veprimin e papritur ndaj Noizyt pas ndarjes nga Don Xhoni

April 15, 2022
min lexim

Duket se ndarja e modeles ruse Ariana Lirey dhe Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, do përflitet gjatë. Pak ditë më parë ata njoftuan në rrjetet sociale se kanë ndarë rrugët përfundimisht. Mirëpo, Ariana vazhdon të marrë vëmendje me veprimet e saj.

Kështu pas ndarjes nga reperi, ajo ka filluar të ndjekë në Instagram një nga rivalët e tij më të mëdhenj në muzikë, Rigels Rajkun e njohur nga të gjithë si Noizy. Sikurse mund ta shihni ajo i ka bërë atij follow teksa Noizy nuk e ndjek atë.

Noizy dhe Don Xhoni janë përfolur shpesh për diss-et mes tyre nëpër këngë. Reperi nga Drenica e ka ‘sulmuar’ Noizyn dhe reperë të tjerë se nuk e kanë mbështetur dhe se nuk bëjnë muzikë të mirë. Noizy nga ana tjetër thotë se nuk mund të jetë në nivelin e tij dhe se mbetet ‘mbreti i hip-hopit shqiptar’. Teksa të shumta janë rastet kur dy djemtë janë thumbuar edhe në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse Ariana e simpatizon Noizyn apo e ka bërë për hakmarrje nda ish-të dashurit por ky veprim vjen pas polemikave të fundit. Menjëherë pasi konfirmoi ndarjen, ajo fshiu çdo postim në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqej krah reperit. Por ditën e djeshme ajo riktheu foton e parë që ka publikuar me Don Xhonin. Më pas ajo ka postuar në “Instastory” një foto ku ndodhej në krahët e një personi anonim. Teksa po ashtu e ka hequr sërish foton me Don Xhonin.

Lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.

Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.

Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo. “Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Ariana.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sot hapen nëntë korridore humanitare

Story i radhës

Çani paralajmëron arrestimin e ministrit të Ramës: I fillon emri me…

Të fundit nga

ShkoLartë