Argjentina rinovon kontratën e Scalonit

Tanimë është zyrtare dhe e konfirmuar që Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA) ia ka rinovuar kontratën trajnerit Lionel Scaloni.

Scaloni do të mbetet te Argjentina deri në qershor të vitit 2026, pasi që ka rinovuar kontratën edhe katër vite të tjera.

“Jam tejet krenarë që të bëjë zyrtare që ne kemi arritur marrëveshje të re me Scalonin deri në vitin 2026”, tha presidenti i AFA-s, Claudio Fabian “Chiqui” Tapia.

Lionel Scaloni momentalisht gjendet në një formë të shkëlqyer me Kombëtaren e Argjentinës, ku janë të pamposhtur në 35 ndeshjet e fundit të zhvilluara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksidentoi rëndë policin, arrestohet 51-vjeçarja në Elbasan

Story i radhës

Korrupsioni e ka pushtuar Shqipërinë

Të fundit nga