ardian gjini zotohet heqje e takses per token e mbjelle dhe familjet prodhuese 6a1d5592e2fee

Ardian Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familjet prodhuese

June 1, 2026
1 minut lexim

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka prezantuar një nga premtimet bazë të programit zgjedhor të Aleancës, duke vënë theksin te mbështetja për sektorin e bujqësisë dhe prodhuesit vendorë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka bërë të ditur se në qeverisjen e Aleancës, asnjë pëllëmbë tokë e mbjellë dhe asnjë familje që prodhon ushqim për tregun dhe tryezat e Kosovës nuk do të penalizohet më me taksa të rënda.

“Duke hequr këtë obligim, ne u japim mbështetje direkte prodhuesve tanë”, thuhet në zotimin e tij, duke e cilësuar këtë masë si pjesë të vizionit për ta kthyer bujqësinë në një motor të vërtetë të zhvillimit ekonomik.

Gjini ka theksuar se fuqizimi i prodhuesve vendorë dhe lehtësimi i barrës fiskale për familjet që merren me bujqësi do të jenë ndër prioritetet kryesore të programit qeverisës të Aleancës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

artistet terhiqen nga festivali per 250 vjetorin e pavaresise trump do bej miting 6a1d5105dd719
Lajmi i mëparshëm

Artistët tërhiqen nga festivali për 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump: Do bëj miting

duroj dhunen ne kockat e tim eti rama ose do ta bejme shqiperine per vizionin qe me keni votuar ose shkoni me sazo gurin dhe arlindo dritegjatin 6a1d56139fd89
Lajmi i radhës

“Duroj dhunën në kockat e tim eti”, Rama: Ose do ta bëjmë Shqipërinë për vizionin që më keni votuar, ose shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë