Arben Taravari ironizon pushtetin: “Rini rahat”, “Së shpejti” u bë afat pa datë, nga BE-ja te gjuha shqipe, gjithçka “pas 3 muajsh”
Arben Taravari: Premtimet po shtyhen pafund, “së shpejti” nuk është afat kohor
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ndaj zvarritjes së premtimeve institucionale nga pushteti, duke theksuar se qytetarët vazhdojnë të dëgjojnë afate të reja pa realizime konkrete.
Sipas tij, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian ishte premtuar të ndodhte brenda 6 muajve, ndërsa Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat duhej të votohej që në nëntor të vitit 2024. Ai theksoi se tani premtimi më i ri është se çështja e gjuhës shqipe për provimin e jurisprudencës do të zgjidhet “për 3 muaj” nga sot.
“Rrini rahat”, ironizoi Taravari, duke shtuar se me këtë ritëm “së shpejti” po shndërrohet në një afat kohor pa fund.
Ai vlerësoi se qytetarët meritojnë përgjegjësi dhe rezultate konkrete, e jo vetëm premtime që shtyhen vazhdimisht.
Burimi: lajmpress.org


