arben taravari dhuna e protestuesve serb ndaj policise se kosoves dhe ushtareve te kfor it eshte e patolerueshme 6475431680156

Arben Taravari: Dhuna e protestuesve sërb ndaj policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it është e Patolerueshme!

May 30, 2023
1 minut lexim

Veprimet e Kosovës për të mbajtur Sovranitetin në Veri janë sa normale aq edhe legjitime! Dhuna e protestuesve sërb ndaj policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it është e Patolerueshme!

Kemi ndjekur me shqetësim situatën e krijuar në Veri të Kosovës. Zyrtarët serb braktisën dhe bojkotuan insitucionet e Kosovës në 4 Komuna të saj. Krejt normalisht dhe sidomos sipas ligjit, në krye të këtyre insitucioneve u vendosën 4 drejtues shqiptarë. Për ironi të fatit serbët i kanë pritur këto zgjedhje me protesta të dhunshme.
E dënojmë ashpër dhunën e përdorur nga protestuesit sërb ndaj policëve shqiptarë dhe ushtarëvë të KFOR-it, të cilët po kryejnë misionin e tyre në bazë të autorizimeve dhe kompetencave te tyre.

Mbështesim pa asnjë mëdyshje Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti. Kjo qeveri është krejt e drejtë në veprimet e saj për të ushtruar sovranitetin e saj në Veri të Kosovës si detyrim kushtetues. Duke ndjetur në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar duke përkrahur dhe mbështetur çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Sërbisë të inicuar nga BE dhe SHBA, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun politik, duke kontribuar për normalizimin e situatës së plotë në Veri të Kosovës e cila fatkeqësisht ka tendenca eskalimi. Eshtë i patjetërsueshëm fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, i inicuar nga Kreu i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell dhe me mbështetje të SHBA-ve, me të cilën palët janë dakorduar që ti implementojnë të gjitha pikat e propozimit evropian.

MARKETING

RENT A CAR

polonia vendos sanksione ndaj 365 shtetasve te bjellorusise 647532ec4b6ef
Story i mëparshëm

Polonia vendos sanksione ndaj 365 shtetasve të Bjellorusisë

presidenti nenshkruan ligjet per korridorin 8 10d grubi keto ligje jane thelbesore pershendes vendimin e kryetarit pendarovski 6475474c4f409
Story i radhës

Presidenti nënshkruan ligjet për Korridorin 8-10D, Grubi: Këto ligje janë thelbësore, përshëndes vendimin e kryetarit Pendarovski

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë