Presidenti nënshkruan ligjet për Korridorin 8-10D, Grubi: Këto ligje janë thelbësore, përshëndes vendimin e kryetarit Pendarovski

Pasi presidenti i vendit, Stevo Pendarovski nënshkruajti propozim ligjet e miratuara nga Kuvendi lidhur me Korridorin 8-10D, ka reaguar zëvendëskryeministri I parë, Artan Grubi, i cili njëherë është edhe korridinatori i këtyre projekteve që kanë edhe mbështetjen e SHBA-ve.

Grubi nëpërmes një statusi në “Facebook”, ka përshëndetur vendimin e Pendarovskit për të firmosur Dekretin e shpalljes së ligjeve për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Ka shtuar se këto ligje janë thelbësore për realizimin më të shpejtë dhe më cilësorë të projektit më të rëndësishëm në historinë e vendit.

Reagimi i plotë:

Përshëndes vendimin e kryetarit Pendarovski për të firmosur Dekretin e shpalljes së ligjeve për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.Këto ligje janë thelbësore për realizimin më të shpejtë dhe më cilësor të projektit më të rëndësishëm në historinë e vendit.

Story i mëparshëm

Arben Taravari: Dhuna e protestuesve sërb ndaj policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it është e Patolerueshme!

Story i radhës

Një turist polak ka mbetur i plagosur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në rrugën pranë digës së Matkës

Të fundit nga