arben cara pas largimit zjarri nuk luftohet me lajme e fotografi 6a8adeafd8635

Arben Cara pas largimit: Zjarri nuk luftohet me lajme e fotografi…

August 23, 2026
1 minut lexim

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale pas largimit të tij nga detyra në mes të gushtit, gjatë kulmit të sezonit të zjarreve.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Cara ka sqaruar se vendimi i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, për transferimin e kompetencave të drejtuesit mori vetëm gjashtë minuta.

Në reagimin e tij, ai thekson se puna e një drejtuesi nuk matet me metrat e përparimit në terren dhe se nuk mund të urdhëronte ekipet të hynin në situata ku rrezikohej jetësisht mbijetesa e tyre, duke theksuar se zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka prezantuar Ervis Gjoshin si drejtuesin e komanduar të mbrojtjes nga zjarri pas dorëheqjes së Carës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dosti plas bomben per haradinajn ja cfare thoshte dje per thacin 6a8ade36a5a09
Lajmi i mëparshëm

Dosti plas “bombën” për Haradinajn: Ja çfarë thoshte dje për Thaçin!

temperaturat perveluese pushtojne greqine ja kur pritet te perfundoje vala e te
Lajmi i radhës

Temperaturat përvëluese “pushtojnë” Greqinë/ Ja kur pritet të përfundojë vala e të nxehtit

Të fundit nga

ShkoLartë