Araujo rikthehet në stërvitje

May 13, 2022
1 minut lexim

Në ndeshjen që Barcelona zhvilloi me Celta Vigon, takim që përfundoi me fitoren e katalanasve me shifrat 3-1, vëmendjen e mori mbrojtësi Ronald Araujo, i cili pësoi një dëmtim të frikshëm.

Araujo u përplas kokë më kokë me Gavin në një duel, ndërsa më pas u rrëzua në tokë pa ndjenja, duke panikosur të gjithë të pranishmit.

Por për fat të mirë s’ka nevojë për panik te Barça, pasi sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle mbrojtësi i katalanasve është rikthyer në stërvitje, por ende është në pritje të aprovimit nga mjekët për t’u rikthyer në dispozicion të Xavi-t.

Gjithsesi nuk ka ndonjë nxitim që uruguaiani të bashkohet sa më shpejt me skuadrën, pasi sezoni praktikisht ka përfunduar dhe katalanasit janë një hap larg marrjes të vendit të dytë në renditje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gafë e pabesueshme në La Liga!

Story i radhës

Ukraina synon të armatosë një milion njerëz

Të fundit nga

ShkoLartë