arapi pesuam ne menyre naive 62449d38b4ea9

Arapi: Pësuam në mënyrë naive

March 30, 2022
1 minut lexim

Renato Arapi shpreh keqardhjen për humbjen në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës ndaj Laçit në “Niko Dovana”. Trajneri i ekipit durrsak gjithsesi nuk e humb shpresën kualifikimin.

“Do të tentojmë gjithçka në ndeshjen e kthimit. E kishim përgatitur ndeshjen për të qenë të kujdesshëm, goli i pësuar ndryshoi gjithçka sa i përket interpretimit të lojës.

Më vjen keq për golin e dytë, pasi e pësuam në mënyrë naive. Është pjesa që kemi punuar më shumë. Me ndërrimet që bëmë jam i kënaqur, me golin e shënuar jemi në lojë për kualifikimin. Duhet të jemi më të qetë, duhet të marrim më shumë përsipër. Me futjen e Sebinos, lojtar me përvojë, reagimi ishte pozitiv.”

Ndeshja e kthimit: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse do të duhet ta fitojmë. Kemi kohë për ta përgatitur ndeshjen, nuk duhet humbur besimi, duhet të punojmë shumë.”

Penalltia e anuluar: “Nuk e di, më duket se ka kontakt te këmba. Hebaj po fokusohet tek topi, ndërsa mbrojtësi i Laçit të sulmuesi ynë”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

veshtiresite per viza familjet e arratisura ankohen 624492dee189f
Story i mëparshëm

Vështirësitë për viza – familjet e arratisura ankohen!

nena tregon se si pastron tapetin per vetem pese minuta cdo muaj 62449d3c7419d
Story i radhës

Nëna tregon se si pastron tapetin për vetëm pesë minuta çdo muaj

Të fundit nga

Partneriteti Kosovë-Francë diskutohet mes Osmanit dhe Macronit

Partneriteti Kosovë-Francë diskutohet mes Osmanit dhe Macronit  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron. Të dy bashkë biseduan rreth partneriteti Kosovë-Francë, shkruan IndeksOnline. “Një mundësi
ShkoLartë