Arapi: Kupa varka e shpëtimit

January 27, 2022
1 minut lexim

Renato Arapi e filloi me fitore aventurën e dytë si trajner i Teutës. Ekipi bregdetar triumfoi 0-1 në Korçë përballë Skënderbeut (Hebaj), sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë. Arapi foli për “Gol pas Goli” në Supersport rreth ndeshjes dhe situatës së Teutës.

“Varka e shpëtimit për momentin është Kupa, por duhet të përmirësohemi edhe në kampionat. Sigurisht që na kënaq rezultati, rikthen besimin tek ekipi. Terreni nuk na lejonte të luanim shumë futboll, e bazuam lojën te topat e gjatë dhe goditjet standarte. Ekipi ishte i ngjeshur.

I vendosëm të dy Vilat afër qendërmbrojtësve të Korçës, që të kishin afër Hebajn dhe të bënim presion te pesë mbrojtësit e tyre. E bëmë shumë mirë, të vazhdojmë kështu përpara.

Fusha në këto kushte edhe në kampionat? Atëherë do të jetë i jëjti skenar si sot. Shpresoj të jetë pastruar deri të hënën, që të bëjmë një futboll më të mirë të dy ekipet.

Ecuria? Kam besimin që do të bëjmë mirë edhe në kampionat. Na ka munguar loja në grup në fazën e mbrojtjes, do punojmë ta rregullojmë”, përfundoi trajneri i kampionëve në fuqi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Donaldi dhe Iliri dënohen nga Beniada të rrinë të përqafuar për 5 minuta

Story i radhës

Covid-19/ Mbyllen 7 çerdhe, 73 edukatore e 46 fëmijë të infektuar në gjithë Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë