Arapi: Jemi të kënaqur me rezultatin

Pas fitores ndaj Dinamos në takimin e raundit të 21-të të Abissnet Superiore, trajneri Renato Arapi e theksoi se lojtarët bën një lojë deri diku të mirë.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli” tekniku i durrsakëve shtoi se është i kënaqur me djemtë e tij, por shtoi se nuk ka kohë për qetësi, pasi para i presin ndeshjet me Kukësin dhe Tiranën.

Ndër të tjera, Arapi vlerësoi lojën e portierit Dema, që sipas tij ishte një nga lojtarët kryesor të këtij takimi.

Ndeshja: “Sigurisht që jemi të kënaqur me rezultatin, deri diku edhe me lojën kemi bërë mirë. Patëm pak vështirësi, pasi kundërshtari filloi të sulmonte shumë,por jam I kënaqur, pasi dhe në momente të mira të kundërshtarit reaguam mirë.

Hyka: Sigurisht që Hyka kishte kohë pa luajtur,por sot bëri mirë, të rëndësishme janë pikët, por ka vend për të përmirësuar.

Ankthi: “Duke parë edhe klasifikimin dhe rezultatet e skuadrave të tjera situata është e vështirë, por e rëndësishme është që fituam, Aleksi duhet të kishte shënuar, por rëndësi ka fitorja. Na ndikoi edhe mungesa e Qirkos, por edhe portieri Dema sot ka bërë një ndeshje shumë të mirë.”

Problemet në krahun e majtë: “Edhe ndërrimi që bëmë, Lorencon që e çuam në krah të majtë apo lëvizja me tre mesfushor u bë për atë arsye, por edhe kundërshtari duhet vlerësuar pasi bëri shumë mirë, edhe lojtarët tanë bën lojë të mirë, por të rëndësishme janë ato tre pikët që fituam.”

Ndeshjet e radhës: “Normalisht e mira e sotme ishte që nuk pësuam gol, loja në grup ishte shumë e mirë,portieri Dema bëri shumë mirë dhe tregoi se ka potencial. Sa i përket qetësisë nuk mund të jemi të qetë, pasi kemi ndeshje me Kukësin e Tiranën.”

Mbrojtja: “Sigurisht që jam i kënaqur edhe pse patëm pak probleme, por bëmë mirë dhe tashmë është çështje besimi që i kemi dhënë lojtarëve”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Lenini” edhe “Tito” ende në rrugët e Tetovës

Story i radhës

Disa lloje puthjesh dhe secila me kuptimin e vet

Të fundit nga