arapi iu gezohet te rinjve 6204138bd7509

Arapi iu gëzohet të rinjve

February 9, 2022
1 minut lexim

Teuta siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë teksa ashtu si në takimin e parë, durrsakët mposhtën me rezultatin 1-0 Skënderbeun. Pas ndeshjes, trajneri i Teutës, Renato Arapi foli në emisionin Zona Gol në Supersport duke theksuar se Kupa iu duhet për të “shpëtuar” sezonin, megjithatë tekniku shton se një fitore ndaj Vllaznisë i fut në garë për vendin e katërt në kampionat.

“Për të shpëtuar sezonin shërben Kupa, kemi bërë një hap të rëndësishëm, ka shumë gjëra për të rregulluar, por e rëndësishme që u kthyem te fitorja pas ndeshjes me Partizanin.

Derisa synimi është Kupa do të tentojmë të fitojmë, kampionati është i vështirë besoj se sot kemi fituar të rinjtë Jazxhi dhe Beqaj dhe kjo tregon se më të rinjtë është punuar edhe në të ardhmen mund të kenë minuta.

Këtë periudhë jemi fokusuar te mbrojtja dhe sot krahu i majtë i Skënderbeut na solli probleme, duhet të përmirësohemi edhe në sulm. Por, nuk kemi pasur kohën për të punuar te të dyja pjesët dhe jemi fokusuar te mbrojtja”.

Kalendari i vështirë? “Është i vështirë për gjendjen që jemi por minimalisht do të synojmë vendin e katërt, por kemi ndeshje të vështira. Megjithatë një fitore me Vllazninë na fut në garë për vendin e katërt”, u shpreh Arapi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ju vejme x nese rrushja dhe laureta i japin ultimatum djemve 620413888847f
Story i mëparshëm

“Ju vejmë X’ nëse…” Rrushja dhe Laureta i japin ultimatum djemve…

pandemise po i vjen fundi silva bino por vaksinimi duhet te vazhdoje 6204138f85a44
Story i radhës

Pandemisë po i vjen fundi/ Silva Bino: Por vaksinimi duhet të vazhdojë

Të fundit nga

Jamal Roberts fiton “American Idol 2025”

Pas disa javësh performancash të paharrueshme dhe kulmesh emocionale, “American Idol” ka shpallur fituesin. Jamal Roberts nga Meridian, Misisipi, mori titullin gjatë finales së sezonit të 23-të më 18 maj. Njoftimi erdhi
ShkoLartë