Pandemisë po i vjen fundi/ Silva Bino: Por vaksinimi duhet të vazhdojë

Infektimet me omicron do të vijojnë deri në verë por ndërkohë koronaviruset do të vijojnë të jenë të pranishme ndaj dhe vaksinimi duhet të vazhdojë edhe pse shifrat janë në ulje.

Ndonëse zgjedh të jetë e rezervuar në lidhje se çfarë mund të ndodhë , Silva Bino këtë herë duket optimiste se pandemisë po i vjen fundi.

Por kur vende të tjera po heqin shumë kufizime dhe Shqipëria ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap edhe pse shifrat po zbresin dhe kur në fakt kufizimet ekzistojnë vetëm në letër se askush nuk i respekton Bino shpjegon se ky është një vendim kolegjial i Komitetit dhe se kërkohet një nivel vaksinimi edhe më i lartë.

Procesi i vaksinimit duket se është frenuar në këtë periudhë, për shkak edhe klinikës së lehtë që po shfaq omicron .Por ndërkohë edhe pse më të pakta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar sërish 7 persona çdo 24 orë që humbin jetën nga Covid , nuk janë pak për Shqipërinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arapi iu gëzohet të rinjve

Story i radhës

Сали: Има пациенти со ковид кои се жртви на пропаганда и теории на заговор

Të fundit nga