Apple “vret” kartat SIM me modelet iPhone 14 dhe 14 Pro

September 8, 2022
1 minut lexim

Apple shtoi shumë veçori të reja në iPhone e fundit, përfshirë një “notch” të ri që është më vogël dhe ka formën e një pilule në modelet iPhone 14 Pro.

Megjithatë historia ka treguar se Apple të jep në një anë dhe të merr në një tjetër dhe kjo ka ndodhur me portën e kartave SIM. Modelet Amerikane të iPhone do të përdorin vetëm teknologjinë eSIM.

Në praktikë është një vendim i cili do të ketë efekte tek përdoruesit për mënyrën sesi e shfrytëzojnë telefonin nëse vendosin të kalojnë një model të ri.

Për shembull nuk mund të transferojnë kartën SIM nga modeli aktual tek tjetri. Përkundrazi duhet të komunikojnë me operatorin celular për këtë proces.

Apple ka mbështetur eSIM që kur prezantoi iPhone XS, XS Max dhe XR në 2018-ën e madje përfshirë këtë teknologji në pajisjet e fundit Apple Watch dhe iPad.

Duke filluar nga viti i kaluar me iPhone 13 filloi të lejonte përdoruesit të shfrytëzonjë disa eSIM në të njëjtën pajisje. Shumica e operatorëve Amerikanë e mbështesin këtë teknologji. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohen disa shtetase të huaja në Strugë, policia u gjen shuma të mëdha parash

Story i radhës

Hailey Bieber fikson internetin me një trend të ri thonjsh, perfekt për vjeshtën

Të fundit nga

ShkoLartë