Apple tha se përdoruesit e Mac në shënjestër të sulmeve kibernetike

November 20, 2024
1 minut lexim

Apple lançoi ditën e Marte disa përditësime sigurie duke thënë se janë të rekomanduara për të gjithë përdoruesit pasi adresoi disa probleme përdorur në mënyrë aktive në sulem kibernetike që shënjestronin përdoruesit e Mac.

Përmes një postimi në uebsajtin e kompanisë, Apple tha se ishte në dijeni të dy problemeve të sigurisë që po shfrytëzoheshin për sulme ndaj sistemeve Mac me procesorë Intel.

Problemet konsiderohen si zero-ditore sepse ishin të panjohura për Apple në momentin e shfrytëzimit për sulme. Për ti adresuar Apple dërgoi një përditësim për macOS si dhe rregullime për iPhone dhe iPad përfshirë versionin e vjetër iOS 17.

Ende nuk dihet kush fshihet pas sulmeve apo sa përdorues Mac janë goditur apo nëse ndonjë prej tyre është kompromentuar. Problemet u raportuan nga hulumtuesit e Grupit të Analizës së Kërcënimeve të Google i cili heton sulmet kibernetike dhe hakimet shtetërore.

Kjo sugjeron se pas tyre mund të ketë qenë ndonjë shtet. Apple tha se problemet gjenden në WebKit dhe JavaScriptCore. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Asllani: Calhanoglu jashtë? Jam gati

Story i radhës

Përqindje e rritur e të rinjve tashmë ka fituar pavarësi nga luajtja e lojërave të fatit, kërkohet vendosje e programit për mjekim të varësisë nga bixhozi

Të fundit nga

ShkoLartë