Gazetari i Bloomberg Mark Gurman tha se Apple do të lançojë gjeneratën e ardhshme të iPad Pro në Vjeshtë.
Tableti i ri do të ketë karikim induktiv MagSafe dhe çipin e shumëpërfolur të Apple, M2.
Evenimenti më i fundit i harduerit të Apple solli iPad Air dhe iPad Pro me çipet M1. Përditësimi i fundit i Apple në iPad Pro ishte në 2021 dhe shtoi teknologjinë 5G, konektivitetin Thunderbolt dhe gjeneratën e parë të procesorit të Apple.
Asokohe iPad Pro ruajti të njëjtin dizajn të përdorur që prej 2018-ës por ekrani tashmë kishte korniza thuajse inekzistente.
Detajet e M2 mbeten të fshehta por thuhet që prej muajit Prill të vitit të kaluar është në prodhim. Raportimet flasin për dizajnin e njëjtë me 8 bërthama por më i shpejtë dhe më efikas falë arkitekturës 4-nanometër. /PCWorld Albanian