apple raporton fitime dhe te ardhura rekord 61f4335c6d87c

Apple raporton fitime dhe të ardhura rekord

January 28, 2022
1 minut lexim

Ka qenë një tre mujor i jashtëzakonshëm për Apple ndërsa kompania publikoi raportin më të fundit financiar për tre mujorin e fundit të 2021.

Apple raportoi një fitim prej 34.63 miliardë dollarë me një rritje prej 43.8%. gjatë këtij tre mujori Apple regjistroi të ardhura me vlerë prej 123.9 miliardë dollarë ndërsa kompania shiti më shumë iPhone, Mac, dhe veshje elektronike se asnjë herë më parë.

Vitin e kaluar për të njëjtën periudhë Apple raportoi 111 miliardë dollarë të ardhura, një tjetër rekord më vete. Të ardhurat nga iPhone ishin 71.6 miliardë dollarë nga 65.6 miliardë dollarë një vit më parë.

Edhe Mac gjeneroi 2 miliardë dollarë më shumë të ardhura nisur edhe nga çipet e reja M1 duke prekur rekordin e 10.9 miliardë dollarëve.

Jo të gjitha produktet thyen rekorde këtë vit. Shitjet e iPad ishin 14% më të ulëta sesa një vit më parë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

IMG 20220128 WA0017 copy 1200x800
Story i mëparshëm

Ndërron jetë Rafi Halili, Ahmeti ngushëllon familjen e bashkëveprimtarit

moska u vendose sanksione disa zyrtareve te larte te be se 61f4335fb0ccd
Story i radhës

Moska u vendosë sanksione disa zyrtarëve të lartë të BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë