Apple raportohet se po punon në një model AI konkurrent të ChatGPT për Siri

November 22, 2024
1 minut lexim

Apple ka planifikuar për një rimodelim të madh të Siri që ta bëjë asistentin dixhital më të ngjashëm me ChatGPT të OpenAI dhe Gemini Live të Google.

Asistenti sipas raportimeve quhet LLM Siri dhe fuqizohet nga modelet AI të Apple ku përdoruesit mund të kenë një bisedë më natyral me Siri.

Si pjesë e planit të Apple për të fuqizuar iPhone me AI, Bloomberg thotë se kompania do ta përmirësojë Siri në menaxhimin e detyrave të avancuara. Për shembull do të mund të ndërveprojë me aplikacione të palëve të treta ndërsa përdor Apple Intelligence për të bërë përmbledhje apo shkruar tekst.

Edhe Apple mendohet që do ti zbulojë këto plane vitin e ardhshëm, kompania ka për qëllim të zëvendësojë softuerin bazë të Siri me një sistem të ri në Pranverën e 2026 thotë Bloomberg.

Gjatë një interviste me The Wall Street Journal muajin e kaluar, zëvendës presidenti i softuerit Craig Federighi shpjegoi diferencat mes Siri të ri dhe ChatGPT me fjalët:

“Karakteristikat e diçkaje si modaliteti i avancuar i zërit OpenAI dhe Siri janë mjaft të ndryshme. Ai modaliteti OpenAI është i mrekullueshëm nëse doni të shkoni të bëni një pyetje rreth mekanikës kuantike dhe ta bëni atë të shkruajë një poezi për ju për të… Nuk do të hapë garazhin tuaj. Nuk do t’ju ndihmojë të dërgoni një mesazh me tekst.”

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Esat Mehmeti ia përplas fytyrës rumunit Rica Raducanu

Story i radhës

MMJPH: Mbrojtja e mjedisit jetësor nuk kërkon vetëm financa, por edhe vetëdije të lartë

Të fundit nga

ShkoLartë