Apple përgatit lançimin e gjeneratës së dytë të AirTag

November 18, 2024
1 minut lexim

Kanë kaluar disa vite që kur Apple prezantoi për herë të parë AirTag dhe ndërsa gjurmuesi ka provuar një produkt mjaft i suksesshëm, ka pasur edhe shqetësime lidhur me të siç është keqpërdorimi i tij.

AirTag është përdorur për të përgjuar të tjerët. Por me modelin e ri Apple adreson disa prej shqetësimeve kryesore të privatësisë së AirTag. Bloomberg raporton se AirTag i ri nuk do të mund të përdoret për përgjim.

Gjenerata e dytë e AirTag, që Gurman raporton se mbërrin në mesin e vitit të ardhshëm, do të jetë e vështirë ti hiqet altoparlanti.

Apple ka implementuar disa funksionalitete për të bllokuar gjurmimin e padëshiruar përfshirë paralajmëzime zanore në rastin kur një AirTag i panjohur gjendet pranë një personi.

Krahas privatësisë, AirTag do të adresojë edhe distancën e çipit wireless. Në tërësi nuk do të jetë shumë ndryshe nga AirTag që kemi sot. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar” – gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Story i radhës

Korridori 8 dhe 10 vazhdojnë, planifikohen mjetet edhe nga buxheti 2025!

Të fundit nga

ShkoLartë