apple kalon nga porta lightning ne usb c ne 2023 627bfcaf24597

Apple kalon nga porta Lightning në USB-C në 2023

May 11, 2022
1 minut lexim

Apple do të largohet nga porta Lightning për ta zëvendësuar me USB-C në disa ose të gjitha modelet e iPhone 15 që debuton në gjysmën e dytë të 2023 tha analisti Ming Chi Kuo.

Që nga debutimi i iPhone 5 Apple ka përdorur portën Lightining edhe pse mbarë industria shkoi drejt USB-C. Në një cicërimë ditën e sotme Kuo tha se informacionet që vinë nga zinxhirët furnizues të kompanisë zbulojnë zëvendësimin e Lightning me USB-C në 2023.

Kuo thotë se USB-C në iPhone do të rriste shpejtësitë e transferimit dhe të karikimit. Vendimi i Apple mund të vijë edhe përballë presionit të Bashkimit Evropian që së fundi miratoi ligjin duke u kërkuar kompanive të adoptojnë një standard të vetëm në pajisjet e shitura në Evropë.

Standardi i preferuar i Evropës është USB-C dhe Apple mund të detyrohet që iPhone, iPad dhe AirPods e shitur në Evropë të kenë këtë teknologji lidhjeje dhe karikimi.

Pjesa më e madhe e linjës së iPad ka USB-C për arsye të transferimit të shpejtë të të dhënave. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kush eshte terminatori nga azovstal nje student historie qe humbi nje sy dhe nje dore gjate luftimeve 627bfc74d0282
Story i mëparshëm

Kush është “terminatori” nga Azovstal, një student historie që humbi një sy dhe një dorë gjatë luftimeve

voa nje zyrtar pro rus i khersonit kerkon bashkimin e ketij rajoni me rusine 627bfe1991ff2
Story i radhës

VOA: Një zyrtar pro-rus i Khersonit kërkon bashkimin e këtij rajoni me Rusinë

Të fundit nga

ShkoLartë