Pritja ka marrë fund ndërsa Apple Intelligence bëri debutimin me lançimin publik të iOS 18.1, iPadOS 18.1 dhe macOS Sequoia 15.1. Zakonisht versionet e para të sistemit të ri operativ sjellin përditësime minimale por kësaj here ka një rëndësi të veçantë duke qenë se Apple Intelligence nuk ishte gati për debutimin me iOS 18 në Shtator.
Apple Intelligence aktualisht është i disponueshëm për iPhone 15 Pro, iPhone 15 Pro Max dhe mbarë linjën iPhone 16. Seritë M të iPad dhe Mac gjithashtu kanë mbështetjen për Apple Intelligence përfshirë iPad mini lançuar së fundi me çipin A17 Pro.
Duhet theksuar se funksionalitetet janë të disponueshme vetëm për ata që kanë pajisjen e tyre dhe Siri-n në gjuhën Angleze. Apple Intelligence gradualisht do të bëhet i disponueshëm në më shumë vende dhe gjuhë në Dhjetor.
Megjithatë Apple ka vendosur të mos i bëjë publike mjetet AI në Bashkimin Europian dhe Kinë për shkak të paqartësive rregullatorë edhe pse prej Shtatorit ka qenë në bisedime.
Për funksionalitetet e tjera do të duhet të prisni më gjatë, konkretisht me debutimin e iOS 18.2, iPadOS 18.2 dhe macOS Sequoia 15.2.
Për të përditësuar ndiqni këto udhëzime:
- Hapni “Settings” dhe më pas “General.”
- Shtypni “Software Update.”
- Telefoni do të kërkojë përditësimin më të fundit dhe prej aty shtypni “update now” ose “update tonight.”
- Vendosni PIN dhe filloni përditësimin
/PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al