per vaksinimin kunder gripit sezonal jane paraqitur mbi 61 mije persona 671ffabf66f08

Për vaksinimin kundër gripit sezonal janë paraqitur mbi 61 mijë persona

October 28, 2024
1 minut lexim

Shkup, 28 tetor – Ministria e Shëndetësisë (MSH) informon se për vaksinimin kundër gripit sezonal deri më tani janë paraqitur mbi 61,000 qytetarë, gjë që tregon interes të madh të qytetarëve për t’u mbrojtur nga komplikimet e gripit sezonal. Në pikat e vaksinimit janë vaksinuar tashmë mbi 19,000 qytetarëmobile të institucioneve shëndetësore do të kryejnë vaksinimin në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit. Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, e cila parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikimeve dhe rezultateve fatale, veçanërisht për grupet në rrezik.

“Regjistrimi bëhet duke plotësuar aplikacionin në ueb faqen vakcinacija.mk dhe në këtë mënyrë regjistroheni drejtpërdrejt për vaksinim në sistemin Termini Im. Sipas planit të parashikuar të vaksinimit, qytetarët marrin një njoftim përmes SMS-it për datën, orën dhe vendin e saktë kur duhet të vaksinohen. Vaksinimi falas përfshin grupet në rrezik si: personat e moshuar (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit në këto institucione”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

apple intelligence nga ky moment i disponueshem me ios 18 1 dhe macos 15 1 671ffa0b8a954
Story i mëparshëm

Apple Intelligence nga ky moment i disponueshëm me iOS 18.1 dhe macOS 15.1

ndryshimet kushtetuse shaqiri do te ndodhin ne momentin e duhur toska procesi eurointegrues ngeci si shkak i qeverisjes vmro vlen 671fff346cea6
Story i radhës

Ndryshimet Kushtetuse! Shaqiri: Do të ndodhin në momentin e duhur – Toska: Procesi eurointegrues ngeci si shkak i qeverisjes VMRO-VLEN

Të fundit nga

ShkoLartë