Apple dhe Ericsson i japin fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare për patentat

Apple vendosi ti japë fund një beteje të gjatë me patentat wireless. Prodhuesi i iPhone dhe gjiganti Suedez Ericsson arritën një marrëveshje licencimi për ti dhënë fund të gjitha mosmarrëveshjeve ligjore mes dy kompanive.

Dy gjigantët e teknologjisë kanë një histori të gjatë përplasjesh. Apple paditi Ericsson në 2015-ën për të përfituar kushte më të favorshme për patentat LTE por Ericsson u përgjigj me një padi të saj duke pretenduar se iPhone dhe iPad shkelnin patentat e saj.

Të dy arritën paqen me një marrëveshje për 7 vitet në vijim. Por ndërsa marrëveshja e parë po i afrohej fundit në 2021, ashtu rinisën fërkimet mes dy kompanive.

Ericsson paditi Apple në Tetor të 2021 pasi gjiganti i iPhone kërkoi reduktim të tarifave dhe Apple u përgjigj me një kundërpadi në Dhjetor të atij viti.

Ericsson bëri një tjetër padi në Janar për licencat 5G. Marrëveshja e fundit do ti sigurojë Ericsson të ardhura prej 532 milionë dollarësh. Koha e marrëveshjes vjen në momente kyçe për Apple e cila raportohet se po zhvillon vetë modemet e saj 5G. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë duhet të hamë kur ftohemi?!

Story i radhës

Presidenti Biden autorizon 275 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Të fundit nga