Të shtëna pranë shtëpisë së Drake/ Plagoset roja e sigurisë, kush fshihet pas kësaj ngjarje?

Një prej rojeve të sigurisë së Drake është qëlluar pranë rezidencës së reperit me vlerë 100 milionë drollarë në Toronto e ndërtuar në vitin 2015, sipas Dailymail.

Incidenti ndodhi pak pas orës 2 të mëngjesit të së martës (USA), ku 48-vjeçari ende i paidentifikuar u dërgua në spital me urgjencë pasi u gjend i plagosur rëndë në rrugë.

Është ende e paqartë nëse Drake ka qenë në shtëpi në momentin e të shtënave. Sakaq burimet tregojnë se viktima ishte qëlluar disa herë dhe të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes.

Ajo çfarë na vjen në mendje dhe që mund të lidhet me ngjarjen, janë grindjet e vazhdueshme mes Drake dhe rivalit të tij Kendrick Lamar. Megjithatë thuhet se Drake po ‘bashkëpunon’ me hetuesit për zbardhjen e ngjarjes.

Story i mëparshëm

Zjarri në QSUT/ Ministrja Koçiu: Zhurma u bë nga politika, u përdor shëndetësia

Story i radhës

Shqiptari vendimtar, Beshiktashi pranë finales së Kupës

Të fundit nga