Apo aktivizohet skenari i Ukrainës në Veri të Kosovës.?!

October 27, 2022
min lexim

Situata në Veri të Kosovës është shumë më serioze se që po mendon politika në Kosovë, dhe më gjerë. Kërcënimet e Vuqiqit janë të harmonizuara me planin sekret të Putinit për destabilizimin e rajonit të Ballkanit duke e atakuar sovranitetin dhe integritetin e Shtetit të Kosovës.

Strukturat paralele dhe grupet kriminale në pjesën Veriore të Kosovës përkatësisht Komunat me shumicë serbe të përkrahura dhe të financuara nga serbia janë aktivizuar për të shkaktuar probleme dhe ndonjë konflikt me pasoja të paparashikueshme për sigurinë e vendit.

Këto pretendime për ta rrezikuar Kosovën dhe sigurinë në Ballkan janë plane “ugërzez” të cilat po i organizon Qeveria në Beograd, të harmonizuara me Kishën serbe e cila e udhëheqë politikën interne për serbinë e madhe. Këto teza janë vërtetuar kahere e kjo u pa edhe mbrëmë me rastin e zgjedhjes të Qeverisë serbe, e cila u bë me të njëjtit njerëz, dhe platformë kundër Shtetit të Kosovës.

Kryeministrja serbe Ana Bernaviq me rastin e botimin për Kryetare të Qeverisë në ekspozen e saj u betua para Parlamentit serb se do të luftojmë për rikthimin e Kosovës brenda serbisë. Këto kërcënime janë lajme të këqija për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit. Për mua është i pa justifikueshëm qëndrimi i faktorëve ndërkombëtar e në rend të parë i Bashkimit Evropian dhe toleranca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj serbisë.

Serbia duke parë jo seriozitetin e perëndimit gjithnjë e më shumë po arrijnë të armatosen duke u pajisur me armë dhe sisteme më të ndryshme nga Rusia, dhe Kina duke e kërcënuar Kosovën dhe paqen Globale. Në këto rrethana dramatike institucionet e shtetit të Kosovës dhe liderët të cilët kanë marrë përgjegjësi për ta udhëhequr shtetin duhet të vedisohen dhe të jenë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë për vendin.

Ka ardhur koha që ti hapim “kartat”: Sikur shtetet më të fuqishme të perëndimit të ishin një mend në përkrahje të plotë të Republikës së Kosovës serbia që moti do të hiqte dorë nga aspiratat e saja hegjemoniste ndaj tokave Shqiptare. Diplomacia e Bashkimit Evropian dhe njerëzit të cilët qëndrojnë sot në krye të institucioneve të kësaj burokracie asnjëherë nuk arritën që tu ndihmojnë Shqiptareve për të ecur krahë me popuj tjerë.

Kjo Evropa [shterp] gjatë historisë i copëtoj tokat Shqiptaret duke na dëmtuar pa fund. Edhe pas 23 viteve të Çlirimit të Kosovës ende po përballet me shantazhet dhe kërcënimet e serbisë e cila ende i ka duart e përgjakura duke shkaktuar spastrim etnikë dhe gjenocid në Kosovë.

Andaj skenari i luftës në Ukrainë të cilën e filloj Rusia duke e shkatërruar pa mëshirë Ukrainën ka gjasa të njëjtën rrugë ta nisë edhe serbia në Ballkan.

Në fund po theksojmë se pasojat e çfarëdo konflikti që mund ti ndodh kundër Kosovës fakturën do ta paguajnë të gjithë. Këtë e kemi e parë në vitin 1999 kur ushtria dhe policia serbe nuk i zgjodhi Shqiptarët pa përjashtim na ndoqi nga trojet tona si ata që ishin të pasur njashtu edhe ata të varfërit.

Në këtë kohë me plotë turbulenca dhe rreziqe nuk ka parti me koncepte polarizuese dhe përçarëse. Parlamenti i Kosovës ashtu si është me plotë defekte duhet që sa më parë të debatoj për situatën aktuale politike dhe të sigurisë duke sjellë rezolutë për të marrë qëndrime dhe vendime të nevojshme për shtetin. Për të gjithë pa dallim.   

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mjegulla e dendur e bën të pamundur nisjen e ndeshjes në Conference League

Story i radhës

Sa gjatë duhet t’i përdorim produktet kozmetike përpara se të skadojnë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë