Aplikimi në KE, argument i fuqishëm se Kosova do paqe, jo luftë me Serbinë

May 12, 2022
min lexim

*** Serbia me 3 gjenocide,  është anëtare e Këshillit të Evropës, kurse Kosova si viktimë e saj, “nuk mund të jetë anëtare e KE-së” sipas  Aleksandar Vuçiqit (president), Ana Bërnabiqit (kryeministre), e Ivica Daçiqit (kreparlamentar) dhe e Aleksandër Vulinit (ministër i Policisë).

Me gjithë këtë kontestim “orkestral” anticivilizues, antiligjor, antidemokratik dhe antipaqësor të lidershipit të Serbisë,  çdo provokim i luftës në Kosovë nga  ana e Serbisë, Beogradi zyrtar do të ndëshkohej nga bashkësia ndërkombëtare, ashtu sikurse Rusia për shkak të invadimit ushtarak të Ukrainës(24 shkurt 2022).

Fundja, presidenti Aleksandër Vuçiq, mund të  “hidhërohet” dhe, madje të ndihet “i prekur” pse z.ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, sot, me asrye dhe, me plot të drejtë e ka dorëzuar Aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sepse Kosova po do paqe, po do Evropë të integruar, jo luftë me Srbinë dhe me fqinjtë të tjerë në rajon.

Mirëpo, nga ky rast konkret, Alekasandar Vuçiq, nuk ka asnjë arsye pse të ndihet keq, i frikësuar , i rrezikuar  ose  “i fyer”, sepse Kosova qe 14 vjet është shtet i pavarur dhe sovran, s’ka kurrfarë detyrimesh e as përgjegjësishë ndaj Beogradit zyrtar, duke qenë se  Kosova që nga 17 shkurti 2008, nuk është më “çështje e brendshme” e Serbisë, siç është për shembull krahina autonome e Vojvodinës, edhe pse në Kushtetutën në fuqi të Serbisë (2006), Kosova figuron si “krahinë e Serbisë”.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, s’ka pse të trembet nga dorëzimi i Aplikimit të  Kosovës në KE, sepse këtë, ndër të parët, e mbështeti kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, partner i Vuçiqit në “Ballkanin e Hapur”. –Po të paraqiste ndonjë rrezik për interesat e  Serbisë së Vuçiqit, Edi Rama nuk do ta kishte mbështetur Aplikimin e Kosovës në BE. Por, duke ditur se ky Aplikim është në interesin e Kosovës, të Shqipërisë dhe të Serbisë, si dhe të gjithë rajonit, kryeninistri shqiptar Edi Rama për mediat, tha : “ Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, na vjen keq për Serbinë…” (

https://www.kosova-sot.info/lajme/618590/rama-mbeshtesim-anetaresimin-e-kosoves-ne-keshillin-e-europes-na-vjen-keq-per-serbine/)

Vetëm kështu, drejt, presidenti Vuçiq, duhet kuptuar Aplikimin e sotshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës (12 maj 2022), të dorëzuar nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Ky Aplikim historik nuk përbën asnjë element ndëshkues politik a juridik të politikës dhe të diplomacisë së Beogradit, por e vë në dijeni, qartazi se  në BE mund të hyhet vetëm në mënyrë paqësore, jo me kërcënime dhe me propagandë subversive e luftarake, ashtu siç po vepron Beogradi zyrtar kundër shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës, duke ushtruar strategjinë e frikësimit në popull, se Serbia është e gatshme, që “me luftë” ta rikthejë koloninë e saj të dikurshme nën Serbi(1912-1999). –No pasaran!

Kjo strategji paranoide kolektive serbe me primesa të kolonializmit shekullor ndaj Kosovës, sot, në shekullin XXI, nuk është e pranueshme as për BE-në, as për Këshillin e Evropës, as për NATO-n, as për Amerikën, as për Kosovën e as për Shqipërinë, mbase në thelb synon  ripërsëritjen e rikolonizimit kolonial dhe neokolonial të gjithë Ballkanit, jo vetëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Me aderimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia duhet ta hedhë “pushkën në ferrë” dhe të kërkojë falje dhe pajtim me shqiptarët!

Ndryshe, nëse propaganda, politika dhe diplomacia e Serbisë së Vuçiqit vazhdon  me logjikën destruktive të përdorimit të politikës së forcës, duke e imituar politikën dhe diplomacinë militariste dhe hegjemoniste të Rusisë së Vladimir Putinit në Ukrainë etj., atëherë, nuk do të ketë vend në BE, as në NATO e as në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të mbetet vetëm “një piun” i pambrojtur në “fushën e shahut” të politikës dhe të propagandës ruse në Ballkan, pa kurfarë ndikimi, ngaqë Kosova dhe Shqipëria janë përcaktuar për paqe në rajon, gjë që për këtë e kanë mbështetjen e plotë të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së. Me një fjalë, ky është opsioni i vetëm i integrimit, i zhvillimit, i sigurisë, i stablitetit, i prosperitetit dhe i paqes së Ballkanit Perëndimor.

Sikur Vuçiqi, të kishte pasur ca logjikë politike  konstruktive dhe racionale, ndër shtetarët e parë ballkanikë, do të duhej ta përqafonte Aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sepse kjo është rruga më e kapshme  dhe më e qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

 Edhe pse Serbia ka kryer 3 agresione kundër Kroacis, BeH dhe Kosovës (1990-1999), është anëtare e Këshillit të Evropës, e pse Kosova nuk mund të jetë anëtare e këtij Këshilli ?!

Pikësëpari, sikur të zbatoheshin normat dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara, Serbia nuk do të duhej të ishte anëtare e këtij  Këshilli, por të përjashtohej, ashtu skurse u përjashtua Rusia e Vladimir Putinit për shkak të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës (24 shkurt 2022). Ky është problemi që duhet debatuar, jo Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, i dorëzuar më 12 maj 2022.

Ky aplikim nuk ta bëjë fare me çështje të brendshme të Serbisë, POR është PARAKUSHT për të hyrë në Bashkimin Evropian (BE).   Pra, është në interesin e kursit të politikës paqësore të Kosovës në shkallë rajonale dhe evropiane ndërkombëtare.

Këtë e provon edhe konkluzion i saktë i Donika Gërvallës, kur thotë se “ Sot për Kosovën, është hapur një kaptinë e re në Këshillin e Evropës. Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, që do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Kuvendit Parlamentar dhe në fund të Këshillit Ministror. Kosova sot, është një nga vendet më demokratike, më evropiane dhe shteti më optimist në rajon. Për këtë arsye, Kosova e miroton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës (me seli në Strasbur të Francës M.H.) Kjo procedurë, që e kemi ngritur sot, do të përfundojë me anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në këtë mënyrë forcojmë të drejtën e qytetarëve të Kosovës dhe qasjen e tyre institucioneve evropiane”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Eksporti bullgar rritet 34% në janar – mars, importi 41.4%

Story i radhës

Kosova për anëtarësim në Këshillin Evropian, Vulin: Serbia të shpallë neutralitet politik

Të fundit nga

ShkoLartë