Apel për presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan

May 16, 2022
1 minut lexim

1. Diplomacia shqiptare (Kosovê-Shqipëri e Maqedoni e Veriut), në koordinim me Amerikën dhe Turqinë sidomos, në rast se e dëshirojnë njëmendësisht anëtarësimin e Kosovës në NATO, DUHET urgjentisht të lobojnë sa të munden për Anëtarësim të përshpejtuar (duke dorëzuar të paktën një Kêrkesë Zyrtare me Shkrim, të Protokoluar) në Zyret e NATOs;

2.Në ndërkohë shteti turk, nëse dëshiron të dëshmojë (kundruall miqësisë me Serbinë!) interesin e vetë gjeostrategjik e sidomos ate ushtarako – gjeopolitik në këte pjesë të Ballkanit Perëndimor, rast më të mirë për ta forcuar e ushtruar në faza afatgjata, këte lidhje historike, tani për tani s’ka!

Turqia, s’duhet ta ushtroj të drejtën e VETOS (që ia garanton “Kushtetuta” e brendshme, e NATO-s) për anëtarësim ndaj Suedisë dhe Finlandes. Ajo këte lojalitet, do të duhej ta “përdorte” (jo me eufemizëm) përmes interesimit dhe angazhimit të saj praktik e pragmatik që edhe Kosova, të anëtarësohet në NATO. Rast më historik se ky tani, s’ka pasë. Andaj bëjë apel që përveç “bulduzher diplomacisë” turke, të kyçet edhe vetë Presidenti…

3. Turqia, “argumentin” që është duke e përdorur për ta bllokuar anëtarësimin e Finlandes dhe Suedisē (për “perkrahjen e terorrizmit”, që mund të rezultoj edhe me të drejtën e përdorimit të VETOS!), është aq i LODHSHËM, sa që është shumë vështirë për t’i besuar se e ka përnjëmendë ajo ta bëjē këte!?

Ngase, si të shpjegohet që Turqia është kah bë investime kyçe kapitale në një Serbi që; vrau, preu dhe bëri pesë luftëra terorriste e gjenocidiale (kujto vetëm; Srebrenicën dhe masakrimin e afër 10.000 fëmijëve, grave, burrave e pleqëve) në rajon!?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

3 miliardë dollarë Bitcoin u shitën për të shpëtuar stablecoin Terra

Story i radhës

Vdekje tragjike për të pastrehin në Greqi, 40-vjeçari bëhet copash në koshin e përpunimit të plehrave

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë