Apel nga MPB-ja: Qytetarët të jenë të kujdesshëm me kë ndajnë të dhënat personale në internet

July 21, 2023
1 minut lexim

-ads3-

MPB u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të veprojnë me përgjegjësi me të dhënat e tyre personale, të mos i ndajnë me persona të panjohur. Ky paralajmërim vjen pas një numri në rritje të lojërave të rreme në internet që reklamojnë çmime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në periudhën e kaluar, sektori i krimeve kompjuterike pranë Byrosë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme konstatoi një dukuri të shtuar të raportimeve për lojëra shpërblyese false në internet, nëpërmjet përdorimit të rrjeteve sociale, veçanërisht përmes rrjetit social Facebook, përmes hapjes së profileve false me emrin e një kompanie të njohur nga vendi me një histori të gjatë ekzistence, me qëllim marrjen e të dhënave personale të paautorizuara nga qytetarët.

Me rastin e hapjes së profileve false përdoret logoja dhe marka e kompanisë, me njoftim se për shkak të një rasti të caktuar (ditëlindja e supozuar e kompanisë etj.) organizohet një lojë shpërblyese me dhurata të ndryshme për fituesit me fat, si kupona me vlerë, celularë dhe çmime të tjera të supozuara.

Njëkohësisht, qytetarët për të marrë pjesë në këto lojëra shpërblyese të cilat janë false, luten të bëjnë “like” në faqen dhe postimin konkret, të shkruajnë “Unë marr pjesë” në koment, si dhe ta shpërndajnë atë, për të përhapur sa më shumë lojën shpërblyese false. Më pas, krijuesit e këtyre lojërave shpërblyese false, u dërgojnë mesazh qytetarëve se janë fitues të një çmimi dhe për ta kërkuar atë duhet të japin të dhënat e tyre personale, të dërgojnë një foto të letërnjoftimit (të dyja palët), si dhe një foto të mbajtësit të letërnjoftimit.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të dhënat e tyre personale t’i trajtojnë me kujdes dhe përgjegjësi të veçantë, të mos i ndajnë dhe shkëmbejnë me persona të panjohur, si dhe me persona, identiteti i vërtetë i të cilëve nuk mund të përcaktohet.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dortmund do Sabitzer, Bayern nuk pranon

Story i radhës

Rrebesh golash

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë